Grupet e punës mes pushteti dhe opozitës mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike rikthehen të shtunën. Pas negociatave jo zyrtare për çështje teknike, në fundjavë synohet tejkalimi i dallimeve thelbësore. Pushteti do të tentojë të arrijë konsensus për ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion në dy organe të veçanta, ndërsa opozita do të tentojë të imponojë modalitetet e propozuara për zgjedhjen e shefit të organit për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Megjithatë opozita para konsensusit kërkon që Kuvendi të miratojë themelimin e Komisionit anketues për shqyrtimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike.

LSDM-ja tenton me çdo kusht që këto negociata të dështojnë dhe manovrojnë me rastin “Reket” me qëllim që të shpëtojnë veten e tyre. Neve kemi një çështje më me rëndësi dhe ajo është Komisioni anketues për një pjesë të punës së PSP-së. Mendoj se për momentin kjo është më me rëndësi sepse referuar vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e Katica Janevës nga PSP-ja për punë jo ligjore, jo profesionale dhe të pandërgjegjshme, hap mundësinë që neve si deputet të kemi qasje në atë raport që u shqyrtua në Kuvend – tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Pushteti nuk pranon që Villma Ruskovska të largohet nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. LSDM-ja pretendon zgjidhje ligjore për lëndët e Speciales në procedurë gjyqësorë, procedurat para-hetimore dhe hetimore.

Për ne është me rëndësi zgjidhja e drejtë juridike për të gjitha lëndët. Nëse flisni për prokurorin e krimit të organizuar, ai është zgjedhur më mandat katër vjeçar. Nuk është mirë dhe e drejtë për shtetin e të drejtës një ndërhyrje e tillë që përmes ligjit t’i ndërpritet mandati një prokurori tashmë të emëruar në mënyrë të rregullt – tha Jova Mitrevski, Deputet i LSDM-së.

Negociatat aktualisht kanë ngecur në modelin e funksionimit të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe inkuadrimin e PSP-së brenda këtij organi. Pushteti tenton ta ndajë në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe Prokurori për ndjekje të korrupsionit të lartë, ndërsa opozita mbron modelin aktual. Dallime ka edhe rreth përdorimit të bombave dhe periudhave nga kur datojnë. Pushteti propozon që si dëshmi të merren vetëm materialet e përgjuara nga viti 2008 deri 2015, ndërsa opozita kërkon që të hetohen të gjitha veprat që burojnë nga përgjimet që nga 2008 e tutje.