Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu që Lezhës t’i kthehet problemi i përhershëm, përmbytjet.

I gjithë qyteti përfundoi nën ujë pak minuta pas stuhisë së kësaj pasditeje.

>

Pamjet në video vijnë nga blloku “11 Janari” dhe bulevardi “Gjergj Fishta”. Rrugët u bënë të pakalueshme për këmbësorët, ndërsa makinat qarkullonin me vështirësi.