Lëvizja BESA mbrëmë ka ristrukturuar nëndegën e saj në Sllupçan, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të degës së Likovës. Në prezencë të banorëve të Sllupçanit, u drejtuan me një fjalë përshëndetëse udhëheqësia e partisë si sekretari gjeneral, Arjanit Hoxha, sekretari organizativ Adnan Azizi, nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe koordinatori i degës së Likovës Luan Ramadani. Nëndega e Sllupçanit iu besua ta udhëheq Muhamed Asipi.

Lëvizja BESA tashmë ka filluar punën e saj duke i konsoliduar rradhët e veta, duke i rifreskuar nëndegët e partisë dhe njëkohësisht duke pranuar shumë figura të reja të cilat i bashkangjiten Lëvizjes BESA.

Loading...