Sot u lëshua në përdorim ski lifti me gjashtë ulëse ku të parët që provuan ishte Ministri i Ekonomisë. Kreshnik Bekteshi, Ministri Hisen Xhemaili, Drejtori i Elem TURS, Xhemail Jusufi.

Sipas ministrit të Ekonomisë Bekteshi, pas lëshimit të këtij ski lifti Kodrës së Diellit i kthehet shpresa për një turizëm më të madh gjatë stinës së dimrit pse jo edhe gjatë stinëve tjera.

Ndodhemi në Ski lifti i ri, investim nga Elem Turs, së shpejti në funksion për të gjithë vizitorët e Kodrës së Diellit. Edhe një mundësi shtesë njëkohësisht mundësi për skiatorët për të vizituar më shumë Kodrën e Diellit gjatë sezonit të dimrit” u shpreh Bekteshi duke provuar i pari Ski liftin e ri me gjashtë ulëse.

Edhe pronarët e hoteleve në Kodrën e Diellit shpresojnë se ky Ski lift të jesh edhe nisja e investimeve dhe dalë ngadalë të merr pamjen ashtu siç duhet Kodra e Diellit duke thithur edhe shumë turist nga vendet e ndryshme të botës./TS/