Samsung nuk priti deri në debutimin zyrtar të IFA për të shpallur Galaxy A90 5G, edhepse dihej se do të vinte.

Pajisja siguron lidhje 5G duke u mbështetur plotësisht në ofertën e Qualcomm, me çipin Snapdragon 855 në thelbin e tij, dhe modemin Snapdragon X50 5G për lidhjet.

Me një ekran 6.7 inç Infinity U Super AMOLED, pajisja sjell një rezolucion prej 1080 x 2400, që është FHD +.

Brenda pjesës frontale është një kamerë selfie 32MP, dhe prapa xhamit është një skanues i gjurmëve të gishtërinjve, i cili së bashku me njohjen e fytyrës, janë dy opsione biometrike të mundshme.

Galaxy A90 5G paketon 6 ose 8 GB RAM dhe 128 GB ruajtje të zgjerueshme përmes microSD.

Sistemi i kamerave të pasme është një treshe prej 48MP kryesore + 8MP ultra të gjera + 5MP.

E disponueshme në dy ngjyra, e zezë dhe e bardhë, pajisja do të jetë gati për blerje duke filluar nga 4 shtatori në Kore, dhe do të zgjerohet në tregjet shtesë pas kësaj.

Loading...