Zidanes po i lëkundet stoli dita-ditës.

Trajneri që u rikthye në “Santiago Bernabeu” me të vetmin synim që ta kthejë në maje, duket se do të largohet shumë shpejtë.

Kështu të paktën konfirmojnë mediat nga gadishulli Iberik, që e lidhin Masimiliano Allegrin me një zbarkim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll, nëse Real Madridi nuk këndellet në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Atletio Madridit dhe Sevillas.

Vendimi i Zidanes për t’u dhënë pushim lojtarëve menjëherë pas ndeshjes me PSG-në, i ka irrituar keq drejtuesit, që e kanë cilësuar të panevojshëm një vendim të tillë, e më të cilin edhe i kanë acarruar raportet mes vete.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve të ardhshme, por ajo që është e rëndësishme, Zidanes po i lëkundet karrigia e shefit të shtabit teknik te skuadra më e trofeshme evropiane.