Kryeministri Zoran Zaev, i cili e kryeson delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot duhet tl takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh. Takimi, sipas agjendës të publikuar në ueb faqen e KB-së, do të jetë në ora 11:45 sipas orës lokale.

Zaev dje mori pjesë në Forumin e nivelit më të lartë të Samitit për qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm. Në fjalimin në forum theksoi se në periudhën e ardhshme Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë në mënyrë intensive e përkushtuar në procesin e aderimit për anëtarësim në BE. Si pesë qëllime prioritare për zhvillim të qëndrueshëm të Qeverisë i theksoi uljen e varfërisë, arsimit cilësor, punën e mirë dhe rritjen ekonomike, aksionin klimatik dhe institucionet e fuqishme për paqe dhe drejtësi.

Fjalimi zyrtar i kryeministrit Zoran Zaev në Asamblenë e përgjithshme të KB-së është paraparë të jetë të shtunën në sesionin e paraditës. Në përbërje të delegacionit qeveritar, siç njoftoi sot shërbimi qeveritar për shtyp, do të jenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.