Deputeti i LSDM-së dhe shumicës qeveritare, Kostadin Kostadinov sot në fjalimin e tij në Komisionin për financim dhe buxhet e ka theksuar dallimin e dukshëm mes koncepteve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Kostadinov është kthyer në faktin se Qeveria e kryesuar nga LSDM me përgjegjësi bashkëpunon me të gjitha partitë politike, shumica parlamentare pranon amendamente të partive që nuk janë pjesë e shumicës qeveritare që njëherësh është dëshmi për sjellje demokratike të LSDM-së.

“Dallimet mes koncepteve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë gjithnjë e më shumë të dukshme. Derisa VMRO-DPMNE ka qenë 11 vite në pushtet, shumica parlamentare nuk ka pranuar asnjë amendament të partisë opozitare, ndërsa vetëm tani për Buxhetin janë pranuar amendamente të opozitës në vlerë prej 30 milionë denarë që më parë nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka thënë Kostadinov.

Kostadinov ka theksuar se e kupton nervozën në radhët e VMRO-DPMNE-së e cila nuk ka plan e as program, por dhe është i kuptueshëm fakti që shumica parlamentare nuk mund të pranojë amendamente ku opozita propozon zëvendësim të bishtit të një demi.

Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së