Plot tetë ditë Hristijan Mickoski hesht, ikë nga opinioni, nuk jep përgjigje në pyetjet e parashtruara publike:

A thua manjati dhe i akuzuari në lëndën e PSP-së, Orce Kamçev e ka financuar fushatën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale?

Nuk ka përgjigje as në pyetjen, vallë të gjitha donacionet për fushatën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet janë notuar në Raportin e tyre financiar?

Hesht Mickoski, hesht edhe Igor Janushev i cili si sekretar i përgjithshëm është nënshkrues i llogarisë.

Heshtja e Mickoskit dhe Janushevit hap dyshime serioze dhe të arsyeshme në opinion.

Që t’i inkurajojmë, të dalin dhe të përgjigjen para qytetarëve, i pyesim:

A thua donacionet e Orce Kamçevit janë disa qindra mijëra euro?

Nëse Kamçevi e ka financuar fushatën me qindra mijëra euro, ndërsa ajo nuk është regjistruar në Raportin financiar, atëherë hapet hapësirë për indikacione për vepër serioze penale, financim jolegal të fushatës zgjedhore.

A thua kjo direkt e lidhë Mickoskin me rastin “Reket” dhe a thua ky është motivi, pse ai aq me përkushtim e mbron manjatin e regjimit, Kamçevin?

Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së dhe deputet

Qendra për komunikim me opinionin