Kostadinov: Çfarë dëshiron të fshehë Mickoski, linqet me Orce Kamçevin apo rolin e tij në Reket (VIDEO)

Hristian Mickoski sërish ikë nga opinioni, ikë nga qytetarët.
Mickoski nuk përgjigjet në pyetjen e parashtruar publikisht: nëse Orce Kamçev, tajkuni i regjimit dhe i akuzuar në lëndët të PSP-së, ka financuar fushatë zgjedhore të VMRO-DPMNE-së?
Nuk ka përgjigje as nga Igor Janushev, nënshkrues i llogarisë së partisë.
Por, pamë se Orce Kamçevi, u hodh ta mbrojë, por heshtja e Mickosit, Janushevit, heshtja e VMRO-DPMNE-së flet shumë.
Të përkujtojmë, gjithashtu ka heshtur edhe kur e pyetëm për takimet e tij me Zoki Kiçeecin, njërin ndër të dyshuarit në rastin të njohur si “Reket”, që në fund të dalë dhe përgjigjet se në fakt ka pasur takim.
Mbetet pyetja: çfarë është ajo që Mickoski nuk dëshiron ta kuptojë opinioni për rastin, në opinion i njohur si “Reket”?
A janë ato linqet me Orce Kamçevin apo ndoshta roli i tij në këtë rast?.
Deklaratë për media të Konstadin Kostadinovit, zëdhënës dhe deputet i LSDM-së