Nga Skënder MULLIQI

Kosova është një shtet i ri, që synon Evropën e Bashkuar, edhe pse shoqëria jonë është e polarazuar dhe jo unike. Intelektualet , profesoret , akademiket , shkrimtaret , por edhe gjenerata e re e shkolluar , si potencjal i madh , ende nuk po gjejnë vend në skenën tonë politike.Dhe, shumica e të rinjëve tanë , nuk po kan shumë shembujë për të mirë .Për të ndërtuar secili integritetin dhe përsonalitetin e vet, nuk ka nevojë që këtë tua servojë askush.Secili do të duhet ta kërkon përsonalitetin ashtu çfarë ështe në fakt.Nuk ka gjë më tragjike se bërja kopje e atyre që më së paku e meritojnë. A bëhët njeriu më dy fije mënd në kokë , kopje e atyre që nuk punuan mirë që 20 vite ? Sigurisht së jo. Po vërtetë koha në të cilën po jetojmë , fatkeqësisht është bërë krizë e shembujve të mirë, këtu e kam fjalën më shumë për njerëzit e politikës .Të gjithë i dijmë së cilët janë ata që po na servohen çdo ditë në medie.Të rinjet tepër shumë iu kan dhën internetit dhe televizionit.Kjo është duke i penguar në planifikimin e jetës së tyre. Po mashtrohen nga iluzionet që ua servojnë këto rrjete sociale .Jeta reale është shumë më ndryshe, dhe ardhmja nuk mvaret së sa dikush përqëndrohet në internet.Modeli më i mirë për të gjithë janë prindëritë , pastaj shkolla , e që të dyjat sot e kan humbur primatin që e kan pasur dikur .

Idol për të mirë janë mjekët, profesorët , pilotët, dijetarët, shkrimtarët, aktorët … të gjithë këta të cilët kanë kulturë dhe janë të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem. Sikur po humbet lufta karshi kohës bashkëhore dhe ndikimi që ka familja për ndërtimin e shoqërisë .Paratë dhe pasurimi pa mund, konsumimi i alkoholit dhe drogave , e kriminaltetet e ndryshme shumë po ndjeken nga gjenerata e re.Kjo është fatale për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë .Natyrisht, këtu nuk bëhët fjalë për të gjithë .Nuk është normale që të bëhën idol njerëzit e pa shkolluar , dhe njerëzit e pa moral politik.Sikur kemi mbetur shoqëri pa alternativa .Sikur kjo rini ka mbetur pa shembuj të mirë, sikur nuk po ekzistojnë idolet , e që nuk na kan munguar gjatë gjithe historisë.Kemi mjaftë intelektualë që më intelegjencën dhe kreativitetin e tyre , më punën e tyre , do ta drejtonin shtetin si duhet, dhe sigurisht që edhe rinia jonë duhet ti kishte për zemer.Shëmbull është Vjosa Osmani si freskim i kësaj skene bajate politike, dhe të tjere, që nuk na mungojnë sot. Pa progres kjo shoqëri dështon . Pa një vetëdije edhe kulturore nuk ka ecje përpara. Sikur nuk ka përparim pa informim të gjithanshem , e qe rinisë gjithnjë e më pak po iu intereson.Pa vlera të mirëfillta ,nuk do të kemi as institucione kredibile…