Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska së bashku me kryetarin e Komunës së Bërvenicës kanë inspektuar ndërtimin e kopshtit të ri në fshatin Bërvenicë. Pritet që objekti të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa do të ketë kapacitet për rreth 80 fëmijë.

“Si Qeveri përpjekje kryesore është përfshirja e fëmijëve në arsimin parashkollor sepse investimi në fëmijë dhe ky lloj i arsimit jep më së shumti efekte. Sepse ky është ai kapital njerëzor të cilin ky shtet e ka, ndërsa këta janë fëmijët”, tha Carovska.

Kryetari Pajaziti, theksoi se është e madhe nevoja për kopsht dhe me këtë objekt zgjidhet një problem i madh në Bërvenicë.

Jemi të kënaqur që ky kopsht është në programin e Ministrisë sepse deri më tani janë munduar nënat duke u bartur fëmijët në qytet, ndërsa janë përballur me mungesë të vendeve dhe të ngjashme. Vetëm në Bërvenicë vetëm në një konfeksion ka 350 gra dhe nëna të punësuara dhe në firma të tjera. Me këtë do të zgjidhet problemi i hidhur. Kopsht modern do të kemi patjetër të lavdërohem”, tha Enver Pajaziti.

Ministria për ndërtimin dhe pajisjen e kopshteve në Bërvenicë ka ndarë mjete në vlerë prej rreth 26,6 milionë denarë.

Loading...