‘Porta e Ferrit’, e hapur rreth një çerek shekulli më parë, me kalimin e viteve ajo ka arritur përmasa gjigande me një shpejtësi mbresëlënëse.

Me një thellësi prej mbi 100 metrash, e gjatë mbi një kilometër, sipas stidiuesve krijimi i saj lidhet me ndryshimet klimatike dhe sidomos me fenomenin e ngrohjes globale.

Sipas “Siberian Times”, banorët e Jacuzias kanë frikë të afrohen në këtë humnerë që është hapur pranë qytetit të Batagait.

Rritja e temperaturave ka shakktuar shkrirjen e permafrostës së taigës siberiane (shtresa që ka qenë gjithnjë e ngrirë mbi terren) dhe për rrjedhojë edhe rënien e tokës.

Në brendësi të saj paleontologët kanë gjetur eshtrat e një bizonti, të disa kuajve dhe të një mamuthi.

Është zbuluar edhe një tjetër kalë i 4.400 vjetëve më parë. Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar. Disa vrima të tjera të mëdha janë hapur në zonat më pranë rrethit polar arktitk.