Në rrugën regjionale Bogovinë-Pirok, mbrëmë (5-shtator) rreth orës 21.00, pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, kanë ndaluar veturën ,,Golf 4,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 57-vjeçari T.A. nga fshati Kopanicë e Tetovës, kurse në veturë si bashkudhëtare ka qëndruar 22-vjeçarja L.A. nga fshati Pirok.

Gjatë kontrollit të tyre, në çantën e 22-vjeçares është gjetur marihuanë, me ç’rast e njëjta është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë për zbardhjen e rastit.

Loading...