Ken Jeong kishte një ditëlindje të paharruar.

Aktori 50 vjeçar organizoi një festë e cila do të mbahet mend gjatë.

Të pranishëm në festë ishin disa miq të tij të njohur të cilët edhe performuan aty.

“Gjykatësit nga The Masked Singer ishin aty. Robin Thicke erdhi dhe ne realizuam bashkë një duet. Poashtu, ishte edhe Nicole Scherzinger”, shpjegoi Ken gjatë paraqitjes së tij në The Ellen Show.

“Ishte shumë argëtuese”, tha ai.