Zgjedhja e shefit të cilësdo prokurorie publike në propozim të partive politike, duke përfshirë edhe opozitën është zgjidhje e cila hap derë për politizim në sistemin e prokurorisë publike, iu rekomanduan anëtarët e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë për Reforma në Gjyqësor partive politike dhe deputetëve në Kuvend në seancën e sotme të trembëdhjetë të Këshillit në të cilën ishte prezantuar informacioni për bisedimet për sigurimin e shumicës për sjelljen e Ligjit për prokurorinë publike.

“Procedura në të cilën partitë politike, gjegjësisht opozita do të propozonte prokuror publik, mund të dekurajojë prokurorët cilësorë të paraqiten në konkursin për shef të prokurorisë. Për këtë, Këshilli rekomandon që të mos bëhet përjashtim për cilëndo prokurori publike dhe të ruhet parimi kushtetues që Këshilli i Prokurorëve Publikë t’i zgjedhë shefat e prokurorive publike, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka informuar për rrjedhën e bisedimeve, për zgjidhjet për statusin e prokurorisë kompetente për ndjekjen e korrupsionit të lartë, për çështjet në lidhje me Prokurorinë Speciale Publike, për kriterin e zgjedhjes së prokurorëve dhe për çështje të tjera të hapura gjatë bisedimeve.