5 ndeshje, 9 gola – Robert Lewandowski e ka nisur furishëm sezonin e ri në Bundesligë.

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është duke e gjetur rrjetën pa ndërprerë këtë edicion në Bundesliga, shkruan Gazeta Express.

Pas 5 xhirove, 31-vjeçari ka shkuar në kuotën e 9 golave, që e bëjnë atë kandidatin më serioz në garën për “Këpucën e Artë”.

Pas Lewandowskit renditen Sergio Aguero (Man City) me 8 gola, Tammy Abraham (Chelsea, 7), Teemu Pukki (Norwich, 6), Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal, 6) dhe Raheem Sterling, Domenico Berardi (Sassuolo), Moussa Dembélé (Lyon), Gerard Moreno (Villarreal), Karim Benzema (Real Madrid), Timo Werner (RB Leipzig) e Paco Alcácer (Dortmund) – që të gjithë kanë shënuar nga 5 gola.

Leo Messi është fitues i Këpucës së Artë sezonin e kaluar. 10-shi i Barcelonës rrëmbeu të gjashtën në karrierë – më shumë se çdo lojtar në histori.

Këtë edicion, për shkak të lëndimeve, Messi ende s’e ka gjetur golin në La Liga, ka luajtur dy ndeshje; 45 minuta kundër Granadës dhe 45 minuta kundër Villarrealit, ku u dëmtua dhe do të jetë jashtë nga 10 deri në 15 ditë.