Policia ka parashtruar kallëzim penal ndaj dy personave të dyshuar për plaçkitje mbi një shofer taksie nga Gostivari.

Nga SPB Tetovë informojnë se Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar ka parashtruar kallëzim penal kundër Sh. J. (18) nga fshati Raven dhe E. M. (19) nga Gostivari.

Për ata ekzistojnë baza të dyshimit për vepër të kryer penale “plaçkitje” që sipas kallëzimit ka ndodhur më 26 gusht të këtij viti. Të dy pasi me automjet taksi kanë mbërritur në fshatin Raven nga shoferi D.S. (38) nga Gostivari, me kërcënim me thikë i kanë marrë rreth 1.800 denarë pas çfarë e kanë lëshuar vendin e ngjarjes.