Kabineti i ish-presidentit Gjorge Ivanov kumtoi se Marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët me qëllim të përdorimit të hapësirave për zyrën e ish-presidentit, pason mbi bazën e Ligjit për të Drejtat e Presidentit dhe familjes së tij pas përfundimit të detyrës dhe se kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit sot në konferencë për shtyp ka dhënë të pavërteta dhe me vetëdije ka tentuar të manipulojë me opinionin.

Në reagim, Kabineti thekson se sipas asaj që u është thënë nga SHPPP, ata procedurën e zbatojnë në mënyrë dhe rregulla identike të cilat ishin të vlefshme për të gjithë ish-presidentët.

“E keni kontratën, në të cilën qartë shihet se e vërteta e qirasë të hapësirës tërësisht të pajisur arrin 1.950 euro në muaj, e jo siç u tregua sot se është 4.500 euro. Si duket animoziteti personal dhe qëndrimet politike të ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është arsyeja e vetme për tentimin e vazhdueshëm të autoritetit të tij. Njëherit, i bëjmë thirrje Ivanovskës që të deklarohet për gjendjen pronësore të ish-presidentit Ivanov dhe për të a.q. banesat për të cilat me vetëdije paraprakisht ka manipuluar me opinionin. Pasi manifeston ‘efikasitet dhe transparencë’ i kanë mjaftuar pesë muaj për ta konfirmuar gjendjen pronësore të ish-presidentit Ivanov dhe ta nxjerrë të vërtetën para opinionit të Maqedonisë”, thuhet në reagim.

Sipas Kabinetit të ish-presidentit Ivanov, kryetarja e Antikorrupsionit Ivanovska duhet të konstatojë se ish-presidenti Ivanov ka vetëm një banesë, për të cilën, siç është theksuar në reagim “ka marrë kredi, e jo më shumë banesa, siç ajo paraprakisht ka manipuluar me opinionin”.

“Për këtë qëllim, ish-presidenti Ivanov ia ka dorëzuar të gjitha llogaritë dhe pagesat për banesën e vetme dhe njëherit hoqi dorë edhe nga sekreti i llogarive bankare”, theksohet në reagimin nga Kabineti i Ivanovit.

Loading...