Vetëm pak para ndeshjes së të martës mbrëma ndaj Brescia, për “Dazn” foli drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, që ndër të tjera foli për problemin e Cristiano Ronaldos, duke prekur edhe çështjen e çmimeve “The Best 2019” të akorduar nga FIFA një natë më parë.

“Ronaldo ka një shqetësim të vogël në muskulin e kofshës. Është e qartë që jemi të keqardhur për këtë mungesë, sikurse dhe në lidhje me çmimit “Futbollisti më i mirë 2019” akorduar mbrëmë nga FIFA. Ndonëse e respektojmë Messin. Me gjithë trofetë që ka fituar, mendonim se atë çmim do ta kishte merituar Cristiano Ronaldo”, deklaroi Paratici.