Antonio Conte ka hedhur poshtë startin e fortë të Interit, duke paralajmëruar lojtarët para ndeshjes së nesërme me Sampdorias.

Conte ka fituar me Interin 5 ndeshjet e para në Serie A duke poshtuar kreun në renditje, por paralajmëroi se “kuaj të mirë janë ata që e kalojnë vijën e finishit të parët”,

Ai vazhdon të mendojë se favorit për Serinë A janë ende Juventusi dhe Napoli.

“Ne nuk jemi favorit. Juve dhe Napoli që të dyja skuadrat janë para nesh”, tha Conte në konferencë për media.

“Një apo dy pikë nuk do të ma ndryshojnë mendjen; kuaj të mirë janë ata që e kalojnë vijën e finishit të parët. Nuk jam trajneri i parë që fiton 5 ndeshje me radhë këtu”.

“Ka hapësirë për përmirësime në çdo gjë, është puna ime. Kur ndryshoni trajnerin, ndryshoni gjithçka”