Tema siguri sot ka rëndësi specifike- nga pikat e konfliktit deri te kriza e emigrantëve, refugjatë dhe ndryshime klimatike, Shtet islamik dhe luftëtarë të huaj, ka deklaruar nënkryetarja Ilijana Jotova në takimin me kryetarin e Komitetit ushtarak të NATO-s, Stjujart Piç.

Nënkryetarja Jotova ka theksuar rolin e Bullgarisë si faktor stabilizues në Ballkanin Perëndimor ku mbeten sfidat rajonale në siguri dhe stabilitetin.

Në takimin me Piç, Jotova ka thënë se është me rëndësi të madhe për Bullgarinë të finalizohet inkuadrimi në NATO i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Presim festë për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në tetor. Anëtarësimi i dy vendeve në strukturat e NATO-s është argument i fuqishëm në drejtim pozitiv”, ka thënë nënkryetarja bullgare.

Jotova ka thënë se edhe si kufi i jashtëm i BE-së, Bullgaria është faktor i rëndësishëm për sigurinë në rajon dhe Evropën në tërësi. Ajo ka theksuar se shteti bullgar ka arrit të ndërpresë tendencën negative të uljes së shpenzimeve për mbrojtje.