Anthony Joshua ka komentuar për herë të parë ‘të fshehurat’ nga meçi me Andy Ruiz JR.

Joshua ishte mposhtur në ‘Madison Square Garden’ nga meksikani Ruiz, duke i humbur titujt e tij të kampionit.

Boksieri britanik ishte nokautuar katër herë brenda atij dueli, duke ngjallur edhe disa dyshime për paraqitjen e tij.

Së fundmi, trajneri i boksierit e ka pranuar se AJ kishte pësuar tronditje, e tash disa fjalë ka thënë edhe vet boksieri.

“E dija ku isha. Por, ata e quajnë këtë tronditje. Kështu e quajnë. Por, mendoj se është term i dobët” ka thënë Joshua.

“Duhet të jesh më i fortë se aq, duhet të luftosh edhe me tronditje, nëse mundësh. Goditja në kokë e bëri shumë të vështirë për mua. Nëse tronditja ishte, siç thonë ata, ajo erdhi nga ajo goditje” ka thënë tutje AJ, referuar raundit të tretë.

Shumë kritika janë adresuar edhe për trajnerin e boksierit, duke aluduar se ky i fundit i rrezikoi jetën ish kampionit të boksit, Joshua.

Loading...