Një zyrtar amerikan ka thënë se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Kurt Volker, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Veprimi i tij është pasoja e parë e skandalit të bisedës telefonike mes presidentit amerikan dhe homologut të tij ukrainas.

Volker pritet të dalë para Kongresit javën e ardhshme. Emri i tij është përmendur në dokumentet ankuese të autoriteteve, ku akuzohet për ndihmën e dhënë për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy lidhur me kërkesat e paligjshme të homologut amerikan.

Lajmi për dorëheqjen e këtij zyrtari të lartë erdhi në orët e vona të së premtes, disa orë pasi Kongresi kërkoi nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, t’i dorëzojë dokumentet lidhur me kontaktet që presidenti Trump dhe avokati i tij kanë pasur me qeverinë e Ukrainës.

Është zbuluar se Volker ka ofruar ndihmë për organizimin e një takimi mes avokatit personal të presidentit amerikan, Rudy Giuliani, dhe ndihmësit presidencial të Ukrainës. Giuliani është përpjekur ta bindë qeverisë e Zelensiy-t që ta hetojë djalin e Joe Biden-it, i cili është një ndër rivalët politikë të Trump-it.

Anëtarët e komitetit të Kongresit thanë se refuzimi i vazhdueshëm i Pompeo-s për t’i dorëzuar dokumentet e kërkuara do t’i dëmtonte përgjegjësitë kushtetuese të Kongresit për ta mbrojtur sigurinë kombëtare dhe integritetin e demokracisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.