Në Bruksel nuk ekziston dyshim në lidhje me obligimin politik të Maqedonisë Veriore ndaj sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, tha dje në Shkup kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe shtoi se gjatë dy ditëve të fundit kemi bërë gjithçka që është pritur prej nesh që të mund të fillohen negociatat për inkuadrim në BE. Kryeministri Zoran Zaev, megjithatë, bind se obligimet për zbatimin e rezultateve të mëtutjeshme vazhdojnë, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit, si dhe se rasti “Reket” është test i fuqishëm për gjyqësinë dhe për suksesin e reformave.

“Përpjekjet e vendit ishin të jashtëzakonshme viteve të fundit. Bashkërisht i rezistuam krizës më të vështir migruese. Maqedonia e Veriut e ka kaluar këtë test më mirë se shumë anëtare të BE-së. Gjetët zgjidhje të krizave politike dramatike në vendin tuaj. Përmes marrëveshjeve tuaja me Bullgarinë dhe me Greqinë ju u bëtë kampion i pjekurisë politike në rajon. Kjo është mbresëlënëse dhe arritje e njohur ndërkombëtarisht, që nuk duhet të jetë neglizhohet nga liderët e BE-së”, tha Tusk.

Porositi që të vazhdojnë reformat, se nevojitet shumë durim, por se nuk ka dyshim se vendi ka cilësi ta bëjë atë.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me Tusk tha se dëshira jonë e përbashkët është në periudhën  deri në seancën e ardhshme të Këshillit Evropian që këtë miqësi të përbashkët ta kurorëzojmë  me sukses të përbashkët në tetor. Bashkërisht, sepse është interes i përbashkët edhe i Maqedonisë së Veriut dhe i BE-së.

Pas 10 rekomandimeve nga BE-ja dhe rezultatet e arritura,  Zaevi është i bindur se vendi  është i gatshëm t’i tejkalojë sfidat të cilat vijnë me hapjen e negociatave. Ai pret në takimin e Këshillit të BE-së më 15 tetor  me të cilin do të kryesojë Tusk të merret vendim për fillimin e negociatave pa shtyrje.

“Me fillimin e negociatave hyjmë në një udhëtim transformues drejt anëtarësimit në BE. Kjo është vegël  e  pazëvendësueshme e cila gjeneron rrëfime të suksesshme në vendet kandidate. Punët vazhdojnë, veçanërisht në sundimin e së drejtës, tha Zaevi në konferencën e përbashkët për shtyp me Donald Tuskun.

Kryeministri siguroi se obligimet për zbatimin e rezultateve më mëtejshme vazhdojnë, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, në pajtim me vlerat dhe standardet.

“Në këto suaza e shohim edhe debatin edhe për ligjin për Prokurori Publike. Rasti “Reket” është test i fuqishëm për gjyqësinë dhe për suksesin e reformave. Shkarkimi institucional të këtij dhe të gjitha rasteve do t’i tregojë pavarësia e sistemit gjyqësor dhe verdiktit të fortë politik kundër korrupsionit. Kjo është mënyra evropiane dhe mënyra e shtetit juridik dhe sundimit të së drejtës”, theksoi Zaevi.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore  Pendarovski ka shprehur, pritjen se Këshilli Evropian në tetor do t’i valorizojë përpjekjet e vendit dhe do ta verifikojë rekomandimin e dhjetë të Komisionit Evropian përmes përcaktimit të datës për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian.

Fillimi i negociatave inkuadruese, sipas presidenti Pendarovski, do të jetë impuls pozitiv për realizimin e mëtutjeshëm të reformave thelbësore në vend deri në anëtarësimin e saj të ardhshëm në union, gjë që do të kontribuojë për stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm të vendit dhe rajonit.

Socialistët e Parlamentit Evropian kanë dhënë mbështetje të fortë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kryetari i SPE dhe ish kryeministër i Bullgarisë, Sergej Stanishev, në takimin me zëvendëskryeministren Radmilla Shekerinska tha se qytetarët meritojnë jetë më të mirë dhe prandaj e inkurajoj kryeministrin Zoran Zaev të vazhdojë me reformat e brendshme pozitive për përmirësim social, për rroga më të larta, për sundim të së drejtës, për rend dhe ligj dhe askush të mos jetë mbi ligjin.

Vendi sipas tij është shembull i mirë edhe për tjerët në rajon se si duhet të zgjidhen problemet.