Pas rënies së murit te Bërlinit, qyteti më lindorë i Gjermanisë, Gorlitz, u përgjysmua në popullsi. Ky ishte një problem për qytetin, por së fundmi zyrtarët vendor kanë vendosur që të përmisojnë situatën duke i tërhequr njerëzit përmes një ofertë joshëse: të interesuarve u thuhet se mund të qëndrojnë deri në një muaj në këtë qytet pa paguar asgjë, sepse shpenzimet i merr përsipër bashkia.

Deri tani, zyrtarëve vendas u kanë mbërritur më shumë se 150 aplikime: dy të tretat ishin nga qytete më të mëdha dhe disa të tjera nga jashtë Gjermanisë, përfshirë Hungarinë, republika Çeke, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Image

Qyteti i vjetër me ngjyra pasteli, i cili tërheq 140,000 turistë në vit, fsheh megjithatë dhe një realitet më të errët. Ai ka nivelin më të ulët të pagave në vend dhe numrin më të madh të votuesve të ekstremit të djathtë.

Edhe qytete të tjera kanë eksperimentuar me idenë të tërheqin banorë të rinj duke i joshur me mbulimin e shpenzimeve të strehimit. Detroiti ishte i pari që e provoi me nisjen e një programi inovativ në baza të të cilit, paguheshin profesionistë të rinj premtues për të jetuar dhe punuar atje për një vit.

Kjo ide sot po përqafohet ngado, nga ishulli grek i Antikythera deri në Candela, Itali, dhe Tulsa, të Oklahomës e cila ofron 10,000 dollarë për punonjës IT-je që të zhvendosen atje për një vit.