Posedojmë dëshmi të cilët në mënyrë eksplicite tregojnë se Den Donçev dhe Venko Filipçe kanë tentuar të pengojnë një investim të huaj të hy në Maqedoninë e Veriut me çka kanë dhënë deklarata të rrejshme dhe e kanë manipuluar investitorin, thotë në intervistën për “Republika”, pronarja e firmës “Diamed”, Vera Ivanova e cila është nën hetim në Prokurori për koncesionet kontestuese të dhëna për qendrat për dializa, transmeton Zhurnal.

“E saktë është ajo që tha Den Donçev në pres konferencë se shteti nuk ka penguar hyrje të kapitalit të huaj, por ai nuk tha se ai personalisht me ndihmë të Venko Filipçes privatisht në dobi të tij, duke shfrytëzuar pozitat e tyre, e kanë keqpërdorur shtetin dhe kanë penguar hyrje të kapitalit të huaj në shtet”, thotë Ivanova.

Ajo vërteton se drejtori i Fondit për sigurim shëndetësorë në pres konferencën e mbajtur kohë më parë ka theksuar shumë të pavërteta dhe gënjeshtra.

“Den Donçev ka thënë shumë nebuloza në pres. Mes tjerash edhe vet e ka pranuar veprën në të cilën e akuzoj. Tani tenton të manipulondhe tregonse nuk iu ka treguar investitorëve se po udhëhiqet një hetim në kohën kur nuk ka pasur hetim, por i ka paralajmëruar se do të udhëhiqet hetim. Edhe po të jetë ashtu, ndërsa nuk është ashtu, nuk ka asnjë dallim thelbësor. Unë nuk e di se si ndryshe shihet që të përzënë një investitorë të huaj”, thotë mes tjerash Ivanova.