Javën e kaluar Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner ishin të pranishëm në Romë në dasmën e stilistes së famshme Misha Nonoo. Të pranishëm në dasmë ishin edhe shumë personazhe të tjerë të njohur, mes tyre edhe Meghan Markle dhe Princi Harry. Por le të kthehemi tek Ivanka, e cila shkëlqeu me veshjet e saj. Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara dallon gjithmonë për finesën dhe stilin e veçantë.

Në ceremoninë e stilistes ajo u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë pjeshke me një rrip gold në mes. Fustani kishte edhe një mantel që lidhej te qafa dhe që ia shtonte madhështinë pamjes. Por ajo që na shpëtoi ishte fustani i dytë i dasmës, të cilin ajo e kishte veshur gjatë festës. Ivanka veshi një fustan ‘vintage’ Bob Mackie, të cilin e mori borxh nga dollapi i së ëmës.

Nëna e Ivanka-s, Ivana, e veshi këtë fustan në vitin 1991 dhe e bija ia ka marrë borxh dy herë deri më tani. Herën e parë ajo e veshi në vitin 2014, në dasmën e stilistit Joseph Altuzarra.

Tani kontrolloni në gardërobën e vjetër të nënës suaj, sepse mund të gjeni gjëra që as që e kishit menduar.