Melania Trump ka arritur të krijojë një imazh krejt të ri të saj që kur u bë Zonjë e parë e Amerikës; në fillim mjaft stilistë nuk deshën që ta vishnin, sepse kundërshtonin idetë e të shoqit, por sot ajo u tregoi se ka ditur të kthehet brenda një kohe të shkurtër në një ikonë të elegancës femërore.

Megjithatë, kur vjen fjala tek veshjet, nuk mbetet pas as vajza e Donald Trumpit, Ivanka. Edhe ajo ka treguar se di të kombinohet me shumë shije, dhe këtë e dëshmoi më së miri me shfaqjen e fundit në publik. Nëna e tre fëmijeve dukej e mrekullueshme me fustanin jeshil nga firma britanike “ Beulah“, I cili, për standartet e saj, mund te quhej dhe mjaft “I lirë“, 600 dollarw!!!

Fustanin e derdhur pas trupit dhe të carë anash në mënyrë të tillë që I ekspozonte pjesërisht këmbën, ajo e kishte kombinuar me një palë këpucë elegante ngjyrë nudë e me një pjesë të tejdukshme dhe vëthë të rrumbullakët ngjyrë floriri.

Flower

Loading...