Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku, beson se ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve dhe ndërrimi i gjeneratave të futbollistëve në Kombëtaren e Shqipërisë ka ndikuar që kuqezinjtë të futen në një lloj krize gjatë kohës së fundit.

Sonte i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7 është Armend Dallku, i cili do të flasë për rezultatet e Kosovës në dy ndeshjet e zhvilluara në muajin shtator – kundër Çekisë dhe Anglisë – si dhe gjasat e “Dardanëve” për ta siguruar kualifikimin në EURO 2020, raporton Gazeta Express.

Pas arritjes historike të trajnerit Gianni de Biasi me Kombëtaren e Shqipërisë– kualifikimit në Kampionatin Evropian 2016 – Shqipëria u detyrua të gjejë zëvendësues për të dhe e zgjodhi Christian Panuccin.

Panucci e mbajti pozitën e trajnerit të Shqipërisë nga 19 korriku i vitit 2016 deri më 23 mars të vitit 2019, kur u shkarkua pas kritikave të vazhdueshme për vendimet dhe taktikat e tij me kuqezinjtë.

Federata Shqiptare e Futbollit pastaj vendosi ta sjellë në pozitën e trajnerit të kuqezinjve Edoardo Rejën, i cili deri më tani i ka zhvilluar katër ndeshje, dy prej të cilave i ka fituar dhe dy i ka humbur – njërën kundër kampiones së botës, Francës.

“Shqipëria e ka një ekip që është në tranzicion e sipër sepse është ndërrimi i gjeneratëve. Ka shumë futbollistëve që janë larguar ose janë afër kësaj. Duhet t’i japim edhe hapësirë dhe kohë”, tha Dallku.

“Gjithashtu kanë pasur edhe ndryshime në pozitën e trajnerit. Tash janë përcaktu me një trajner, që është, sipas meje, ekspert mjaft i mirë i futbollit, mirëpo për ta ndërtuar një ekip futbolli, sidomos kombëtar, duhet më shumë kohë”

Loading...