Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, gjatë një vizite që ka pasur në Mal të Zi, ka thënë se është i bindur që presidenti malazias, Milo Gjukanoviq, do ta tërheq njohjen për Republikën e Kosovës.

Sipas tij nëse do ta merrte një vendim të tillë Gjukanoviq do të kthehej në rrugë të drejtë.

“Jam i bindur se Gjukanoviq do ta tërheq njohjen për shtetin e rremë të Kosovës dhe do të kthehet tek vlerat e vërteta”, ka thënë Irinej, shkruan N1.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë disa ceremonive kishtare në Budva, organizime në të cilat nuk kishte marrë pjesë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.