Skuadra e Interit është në top formë në edicionin e ri të Serie A.

Interi ka startuar në mënyrë perfekte edicionin e ri, pasi numëron 5 fitore në pesë xhirot e para.

Në ndeshjen e sotme ndaj Lazios, Interi fitoi me rezultatin minimal 1-0, për të rrëmbyer tre pikët e radhës.

Golin e parë dhe të vetëm në këtë duel e ka shënuar, D’Ambrosio.

D’Ambrosio realizoi në minutën e 22’të të ballafaqimit, pasi shfrytëzoi mjaft mirë harkimin e Biraghit dhe më pas me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Inter pas pesë xhirove ndodhet në pozitën e parë me 15 pikë – kurse Lazio pozicionohet në vendin e nëntë me shtatë pikë.