Sipas statistikave më të reja zyrtare, rrogat mesatare më të larta në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa më të ulëta në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Rroga mesatare mujore në Slloveni arrinë 1108 euro dhe kjo edhe rroga e vetme në rajon që kalon shifrën magjike të 1000 eurove. Rroga mesatare në Slloveni është dyfish më e lartë se te të gjitha vendet e rajonit në Ballkan, përveç Kroacisë, ku rroga mesatare arrinë maksimalen 873,9 euro, raporton “albinfo.ch”.

Pas saj vijon Mali i Zi, ku sipas informatave të Entit Statistikor të Malit të Zi, rroga mesatare ka prekur 511 euro, në korrik të këtij viti.

Rrogat më të ulëta janë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, derisa në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë janë pak më të larta. NË BeH rroga mesatare ka prekur 469 euro, derisa në Serbi është regjistruar 454,7 euro.

Të dhënat e fundit nga Insituti statistikor i Shqipërisë kanë treguar se rroga mesatare në këtë shtet prek 423 euro. Ndërsa të dhënat e fundit nga Enti statistikor i Maqedonisë së Veriut kanë treguar se rroga mesatare në vend arrinë 409.8 euro.

Loading...