Nëse ndonjëherë e keni dëgjuar dikë të thotë se rruajtja apo heqja me dyllë e qimeve në zonën intime e rritë rrezikun e sëmundjeve të transmetueshme seksualisht, atëherë një studim nga Universiteti Shtetëror i Ohios është këtu për ta thyer këtë mit.

Hulumtimi, i cili është publikuar këto ditë, ka zbuluar se nuk ekziston një lidhje mes heqjes së qimeve në zonën intime dhe sëmundjeve seksuale si klamidia apo gonorreja.

Studimi, i udhëhequr nga Jamie Luster, i ka analizuar 214 studente universitare.

Analizat dhe eksperimentet e kryera kanë treguar se nuk ka ndonjë lidhje mes heqjes së rregullt të qimeve publike dhe sëmundjeve të transmetueshme seksualisht.

Megjithatë, vlen të ceket se studimi është fokusuar kryesisht në sëmundjen e klamidisë dhe gonorresë.

Kur bëhet fjalë për sëmundjen e herpesit apo morrat pubik, atëherë higjiena personale mund të jetë faktor.

Thënë më thjesht, ju mund ta rritni rrezikun e herpesit nëse i rruani qimet në zonën intime ose i hiqni me dyll.

Gjithashtu, rreziku i morrave në zonën intime zvogëlohet nëse i hiqni qimet në zonën intime.

Loading...