Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj thotë se nuk i vjen mirë që Kosova, duke u përfaqësuar nga ai dhe presidenti Hashim Thaçi, shkon me qëndrime të ndryshme në SHBA.

“E para, unë s’mund të shkoj t’i përkrahi idetë për ndarje të vendit tim. Nuk është mirë kur dikush jep ideja të gabume, formula të gabume si ndarja” , ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Ai tutje ka përmendur një deklaratë të kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK’së, Kadri Veseli, i cili kishte thënë se Haradinaj e ka lënë në baltë kur pati kërkuar të respektohej kërkesa e SHBA’së për suspendim ndaj masës tarifore ndaj produkteve të Serbisë.

“Jam ndodhur i vetëm. Po thojnë që i kam lënë në lloç. Po i kam lënë në lloq për idenë me nda Kosovën dhe me dorëzu Kosovën. Kjo është e gabuar, duhet me u mbush mend. Nuk duhet të japim më kaq lehtë gjithçka. I kisha apelu të gjithëve që të mos bëhen shumë burra të mira se duhet me ru diçka për fund”, ka thënë kryeministri në detyrë, që pretendon sërish të zgjedhet shef i ekzekutivit.

Ndërkaq ai thotë se nuk do të pranojë “Dodik Republikë” e as ndarje të Kosovës për hir të njohjes nga Serbia.

“Nëse ne duhet me e shbë vetën për hir të njohjes, atëherë nuk . Kompromis për neve është vendosja e marrëdhënieve biletarale me Serbinë sepse është e dhimbshme me kalu nëpër dhimbjet e tona. Tjetër kompromis nuk ka”, ka thënë ai.