Edhe pse me shumë mbrojtës të dëmtuar trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se në merkaton e janarit nuk do të bëjë asnjë ndërhyrje në merkaton e dimrit. Trajneri spanjoll ka premtuar se do t’u japë një shans aktivizimi lojtarëve që do të vijnë nga Akademia e Manchester City.

Brenda pak ditësh u dëmtuan dy mbrojtësit e qendrës së “citizens”, Aymeric Laporte dhe John Stones, duke detyruar Guardiola që të zbresë në këtë pozicion brazilianin Fernandinho. Mjekët parashikojnë që Stones të rikthehet në fund të tetorit, ndërsa Laporte në shkurt të 2020-ës.

“Kjo nuk është një çështje që më përket mua, por në janar nuk do të bëjmë blerje, pasi nuk kemi parà. Do të menaxhojmë lojtarët që kemi, duke afruar të rinjtë Taylor Harwood-Bellis dhe Eric Garcia nga Akademia. Ata janë të rinj e të talentuar, ndaj unë besoj tek të dy”, tha Guaradiola.