Pep Guardiola është ndalur të flasë për hetimin që është hapur ndaj Bernardo Silva nga Federata e Anglisë, për shkak se mesfushori spanjoll postoi në rrjetet sociale një foto të shokut të tij të skuadrës, Benjamin Mendy, paralel me një kukull me ngjyrë.

Pak momente më vonë Silva e fshiu foton dhe shkroi një tjetër status: “Në këto ditë nuk mund të bëjmë shaka as me shokët”.

Në lidhje me të gjithë këtë situatë të krijuar, ka ndërhyrë edhe trajneri spanjoll, i cili theksoi: “Ka shumë situata ku njerëzit e bardhë ngjasojnë me kukulla. Përgjigja e Mendy ishte e qartë. Ata ishin duke bërë shaka gjatë gjithë kohës”.

Më tej Guardiola shtoi se Bernardo Silva është ndër njerëzit më të dashur që ka takuar ndonjëherë dhe ai flet 4 gjuhë të huaja, duke treguar se është person me mendje të hapur dhe paparagjykime.