Ish kryeministri Nikolla Gruevski përsëri është deklaruar përmes rrjetit social Fejsbuk duke shkruar në lidhje me përgjimet.

“Sot ka shpërthyer bomba më e fuqishme, pushteti e ka rrënuar me xhirime të montuara. Ngadalë por sigurt e vërteta po plotësohet. Kur u publikuan përgjimet në vitin 2015 theksuam se nuk janë të vërteta dhe të plota dhe se ishin bërë intervenime, mediat, gazetarët, analistët dhe gjithë ata që na urryen e u bënë bashkë me LSDM nisën talljen me frazën se të bashkuara të ngjitura e të montuara”, kështu shkruan mes tjerave Gruevski.