Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe i Grupit për miqësi me SHBA, njëkohësisht Sekretar Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Artan Grubi, është takuar edhe me Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme ne Senatin Amerikan, drejtues i nënkomisionit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal mbi sigurinë.

Grubi dhe Johnson këmbyen mendime për procesin e ratifikimit të protokolit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit, reformat në drejtësi si dhe mbi dialogun Kosovë – Serbi.

Senatori Johnson foli rreth procedurës së miratimit të protokolit për anëtarësim në NATO dhe shprehu mbështetjen e plotë për ta pritur vendin tonë si anëtar i 30 i aleancës veriatlantike.

Grubi përmendi vizitën e Senatorit Johnson vitin e kaluar në Shkup në mbështetje të përmbylljes së çështjes së emrit si vijim i përkrahjes së madhe Amerika ndaj vendit tonë

Grubi njoftoi Senatorin Johnson për përjekjet e BDI-së drejt ndërtimin të kapaciteteve demokratike nëpërmjet të sundimit të ligjit, integritetit të bartësve të funksioneve shtetërore, transparencës dhe vetingut.

Senatori Johnson, njejtë si departmenti i shtetit amerikan ditë më parë, njoftoi Grubin rreth përpjekjeve intenzive amerikane për ta ndihmuar marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së veriut në Bashkimin Evropian.

Grubi dhe Johnson në veçanti diskutuan mbi dialogun Kosovë – Serbi duke u pajtuar që shembulli i Marrëveshjes së Prespës duhet të ndiqet nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd.

Në Kongresin Amerikan, Z. Grubi gjithashtu mori pjesë në lutjet javore si mysafirë ku edhe takoi mbi 10 Kongresmen amerikan.

Loading...