Dje (23-shtator) rreth orës 16 e 45 minuta, 42-vjeçari I.K. nga fshati Zdunjë e Gostivarit, i punësuar në Ndërmarjen Publike ,,Pyjet nacionale-Gostivar,, ka denoncuar se:

Duke kryer kontroll së bashku me kolegun e tij,  në atarin e fshatit Llakavicë kanë vërejtur furgonin ,,Ford tranzit,, me targa të Gostivarit, të ngarkuar me drunjë për ngrohje, kurse të njëjtën e ka drejtuar 21-vjeçari E.H. nga fshati Llakavicë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka aritur edhe babai i tij 51-vjeçari M.H. i cili pas një zënke verbale,  e ka sulmuar edhe fizikisht denoncuaesin I.K.

Dy personat nga Llakavica, janë privuar nga liria  dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, për procedurë të mëtutjeshme, kurse drunjët për të cilat nuk kanë pasur asnjë lloj dokumenti, janë konfiskuar dhe dorëzuar Policisë malore.