Nëntë persona janë arrestuar në aksionin policor në Gostivar, pasi që është gjetur te të njëjtit lëndë narkotike heroine.

Dje (5-shtator) në ora 16.00, në rrugën ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, janë privuar nga liria: J.T.(50) nga fshati Raven, R.A. (37) nga fshati Senakos, B.A. (45) nga Negotina e Pollogut, S.B. (57) nga Dobërdolli, J.A. (38) nga Turçani i Vogël, M.H. (53) nga Debreshi, si dhe tre persona nga Gostivari edhe atë J.I. (48), I.A. (52) dhe K.S. (49), të cilët së bashku kanë shijuar droga narkotike.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, tek ata është gjetur Heroinë.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasoj edhe parashtresë adekuate.

Loading...