Njëzetë e katër vjeçari B.V. nga fshati Debresh i Gostivarit, mbrëmë (12-shtator) rreth orës 01.00, duke drejtuar motoçikletë ,,Truva,, me targa të Gostivarit, në rrugën ,,Borçe Jovanovski,, në Gostivar, fillimisht nuk ka respektuar urdhërin për tu ndalur, në momentin që pjesëtari i policisë ka qenë duke ushtruar detyrën dhe më pas i njëjti e ka aksidentuar me motoçikletën e tij pjesëtarin e policisë.  Menjëherë, B.V. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...