Qendërmbrojtësi i Interit, Diego Godin, thotë se klubi është ndërtuar rreth trajnerit Antonio Conte këtë sezon, duke shtuar se italiani është figura kryesore e klubit.

Diego Godini e ndoqi Antonio Conten në Inter këtë verë dhe kjo dyshe u ka ndihmuar zikaltërve të jenë liderë të Serisë A, me pesë fitore nga pesë ndeshjet e para të sezonit të ri, transmeton Gazeta Express.

“Conte dhe Simeone janë dy trajnerë me personalitete të mrekullueshme. Interi është ndërtuar rreth Contes. Ai është figura kryesore dhe e plotëson klubin”, tha mbrojtësi, në një intervistë të dhënë për Marcan.

“Megjithatë, këtu, ne shikojmë më shumë video të kundërshtarëve tonë dhe puna taktike në fushë është më ndryshe. Conte më kërkon të luaj me top më shumë se më kërkon që unë t’i nisi aksionet nga vija e mbrojtjes”.

Uruguaiani pastaj u pyet për lojtarin i cili e ka befasuar atë më së shumti në skuadrën e klubit të tij të ri – Stefano Sensin.

“Ta them të vërtetën, nuk e kisha njohur atë… Jam habitur shumë nga ai. Ai ka cilësi të mrekullueshme dhe e di se si ta përdor trupin e tij shumë mirë, përkundër që është aq i vogël”, shtoi Godini.

32-vjeçari e kishte fituar trofeun e La Ligës me Atletico Madridin në vitin 2014, por a do të arrijë ta përsërisë këtë sukses edhe me zikaltrit?

“Ata flasim se ne jemi kandidatë për titullin e kampionit… do ta shohim. Juventusi i ka transferuar disa lojtarë të mrekullueshëm, gjithashtu. Por, klubi ynë është ambicioz. Ne duam të luftojmë për gjithçka”.

“Ne hamë këtu darke herët, rreth orës tetë. Unë ende po përshtatem me këtë, nuk po ndihem kuzhinier këtu. Isha i tillë në Atletico, por tash jam i ri në Inter. Ndihem i rëndësishëm, por duhet të eci me hapa të ngadaltë”.