Pas një seance maratonë prej disa orësh, gjyqi ndaj ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë për më datën 19 shtator.

Në dalje të gjykatës së krimeve të rënda, Tahiri ka folur në lidhje me procesin duke hedhur akuza ndaj prokurorisë që sipas tij po kryen një gjyq të montuar dhe që nuk ka asnjë provë kundër tij.

Tahiri: Jo pa shkak nuk kam bërë mbrojtjen time në këto dy vite sepse kam dashur të respektoj drejtësinë deri në fund. Jo pa shkak dhashë dorëheqjen dhe kam hezituar ti përgjigjem të gjitha akuzave të gënjeshtra të shpërndara nga prokuroria nëpër media, duke mbajtur baltën në kurriz, por duke pasur shpresën se e vërteta do dali ën dritë. Ju dëgjuat në sallë argumentet e mia se sa gënjeshtra janë thënë.

Unë akuzohem që jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e drogë bashkë me disa policë që siç e patë dhe ju me prova as nuk kanë qenë në detyrë. Këta policë kanë denoncuar me emër dhe mbiemër Habilajt dhe ky procedim penal është nisur nga policët që kanë qenë në pronësinë time dhe që tani janë të proceduar bashkë me mua. janë gënjeshtra dhe sot u provuan që janë gënjeshtra me prova që nuk i kundërshton dot njeri.

E thotë edhe Prokuroria Italiane që është një gënjeshtër duke sjellë mijëra fletë prova, tani si t’ia bëj unë që Prokuroria italiane thotë janë gënjeshtra dhe kjo shqiptare thotë që ta hedhim njëherë në treg. e vërteta ime është fare e thjeshtë e provuar me letra e fakte sa askush nuk i del dot përballë. Si t’ia bëj unë që këta policët që akuzohen sot janë policë që kanë denoncuar që në 2016 Habilajt dhe këta janë pjesë e grupit? Kjo është kaq banale

-Kush po jua monton këte proces, na e thoni, se kur ju keni qenë Ministër i Brendshëm… po nuk e ditët ju se kush e ka bërë këtë montim, nuk besoj se e di dikush tjetër. Cfarë do bëni nëse dënoheni?

Tahiri: Nuk përgjigjem, e ke bërë pyetjen si për kafe. Unë bësoj aq shumë tek e vërteta ime. Besoj mjaftueshëm tek drejtësia që të mos mendoj atë që thoni (se do të dënohet)./Express

Loading...