“Muftiu i Muftinisë  së  Tetovës Qani Nesimi me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor, dënohet nga Gjykata Themalore Shkupi II per shpifje dhe fyerje sepse përmes profilit të tij social Facebook ka shpërndarë  të pavërteta dhe trillime ndaj Reisit formalo-juridik të  Bashkësisë  Fetare Islame të  RMV-së, Skender ef. Buzakut.

Biseda në  fjalë  është  montuar dhe falsifikuar në  Bashkësinë  Fetare Islame e RM me urdhër të  Sulejman Rexhepit, i cili si çdo herë  me anë  të  falsifikimeve dhe trillimeve është  munduar dhe mundohet të  krijoj turbulenca dhe të fsheh dëshmitë  e shumë  keqpërdorimeve administrativo-financiare të  cilat dekada të  tëra i ka shkaktuar në  këtë  institucion të  shenjtë  fetar.

Sipas parimeve Islame, nëse vërtetohet se Myftiu shpif ose fyen i njëjti nuk mund ta ushtroj pozitën e Myftiut, mirëpo nëse vazhdon atëherë hoxhallarëve dhe popullatës që i përfaqëson u lejohet që  të  jenë  të  padëgjueshëm ndaj tij.

Përndryshe i dënuari Qani Nesimi u bë figurë kyçe gjatë ngjarjeve të Prillit të këtij viti i cili për të arsyetuar veten se është pasues i verbër i Sulejman Rexhepit, kishte për detyrë të duartrokiste javë të tëra rradhazi, pamarrë parasysh cfarëdo që të deklaroj ish Reisi Sulejman Rexhepi.

Në historinë e BFI-së ky është rasti i parë kur një Mufti dënohet me vendim gjyqësor për shpifje dhe fyerje! Në vijim ua sjellim vendimin gjyqësor të plotëfuqishëm!”, thuhet ne kumtesën e Skender Buzakut.

KETU MUND TI SHIKONI DOKMENTET NE PDF Apelacioni Gjykata Themelore

 

Gjykata Themelore

Loading...
Global