Të pushosh në drekë të paktën dy herë në javë ul deri në 48% rrezikun e prekjes nga një infarkt apo një iktus. Nuk ka rëndësi kohëzgjatja dhe frekuenca e një pushimi të vogël gjatë pasdites, e rëndësishme është të paktën një apo dy herë në javë qoftë edhe në mënyrë rastësore.

Ky është rezultati i një vrojtimi që është kryer mbi rreth 3500 qytetarë në Losanne të Zvicrës, të moshave nga 35-75 vjeç. Të dhënat janë konfirmuar nga ekspertët duke patur parasysh edhe faktorë ndikues si mosha, kohëzgjatja e orëve të gjumit gjatë natës, apo rreziqe të tjera të mundshme mbi sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni dhe niveli i kolesterolit.

Mjekët e spitalit universitar të Lozanës thonë se në të gjitha analizimet e kryera, nuk ka influencë kohëzgjatja nëse është 5 min apo një orë, e rëndësishme pra duket se është një pushim i vogël, që përgjysmon rreziqe shëndetësore. Studimi është publikuar në revistën shkencore  ku përfshihen të gjithë të rejat mbi organin jetësor zemrën.

Loading...