Presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijëve dhe shkëmbim i teritoreve nuk është e mirë duke shtuar se nuk është qasje e zgjidhjes së problemeve në rajon.

‘Paralajmëroj se ideja për shkëmbim të teritoreve, ndryshim të kufijëve që mund të ketë efekt për ndryshim të tyre sipas kritereve etnike nuk janë ideja të mira sepse mund të sjellin edhe më shumë jostabilitet në rajonin tonë. Bisedat që kam pasur këto ditë më duket se shihet qartë që këto ide tashmë nuk janë edhe shumë dominante’, kështu ka thënë në një intervistë dhënë në Nju Jork, presidenti malazez.

Ai thekson se njerëzit gjithnjë shohin anën etnike për zgjidhjen e problemeve, e që si ide është shumë e jetër dhe e komplikuar dhe përfshirë të gjithë dhe Malin e Zi si fqinjë janë të interesuar që të japin maksimumin për të sjellë zgjidhje të reja në një të afërme jo të largët.