Dy gjigantët e futbollit evropian, Real Madrid dhe Juventus do të tentojnë edhe në janar dhe verën e ardhshme për mesfushorin francez
Paul Pogba pritej të largohej nga Manchester Unitedi gjatë verës, shkruan Gazeta Express.
Por, në fund “Djajtë e Kuq” nuk arritën marrëveshje me klubet e interesuara dhe mesfushori francez qëndroi në Manchester.
Mirëpo, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Juventusi dhe Real Madridi janë duke vazhduar t’i mbajnë sytë të fokusuar kah kampioni botëror me Francën.
Pogba thuhet se e ka refuzuar ofertën e Unitedit për kontratë të re, edhe pse kishte ngritje të pagës.
Për këtë, duket se do të hapen dyert e largimit të tij nga “Old Traffordi”.
Pogba kishte shpërthyer në Juventus, por pas rikthimit në “Teatrin e Ëndrrave” nuk i ka arsyetuar pritshmëritë.
Atë e do me ngulm trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.