Gjermania do të marrë 24 migrantë nga anija e OJQ-së “Ocean Viking” në Mesdhe, njoftoi dje në mbrëmje agjencia italiane e lajmeve “ANSA” duke cituar burimet qeveritare.

Italia do të marrë 24 migrantë , 24 migrantë të tjerë do të shkojnë në Francë, Portugalia do të marrë 8 ndërsa, Luksemburgu 2.

“Ocean Viking”, që kontrollohet nga “SOS Mediterranee” dhe Mjekët pa Kufij (MSF), ka më shumë se 80 migrantë në bord pasi mori 34 migrantë nga një anije tjetër e bllokuar si pasojë e motit të keq në fillim të kësaj jave.

“Qeveria italiane ka mundësuar hyrjen e anijes në portin e ishullit Lampedusa, duke lejuar zbarkimin e migrantëve në breg”, raportoi dje në mëngjes “ANSA”.

SOS Mediterranee e ka përshëndetur vendimin si një shenjë inkurajuese. “Pas 14 muajsh, “Ocean Viking” është anija e parë civile e shpëtimit që i çon migrantet në një vend të sigurt në Itali”, shkruan organizata në një postim në Twitter.

Të dielën e kaluar, “Ocean Viking” arriti të merrte rreth 50 migrantë.

Loading...