Sot në ora 02.00 në SPB Tetovë, është denoncuar se në parkingun e objektit hotelerik i cili gjendet në fshatin Sedllarcë e Epërme, qëndron i shtrirë pa shenja jete personi i cili ka punuar si kujdestar e parkingut, njofton SPB-Tetovë.

Gjashtdhjetë vjeçarin i ndjerë H.Z. nga fshati Pirok i Tetovës, e ka gjetur një i punësuar tjetër në objektin hotelerik dhe menjëherë ka thirrur Ndihmën e shpejtë, të cilët vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, kurse në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pa jetë i është dorzuar familjes.

Loading...